Max Verstappen, i shpallur dy javë më parë kampion bote në Formula 1, ka vendosur të heqë dorë nga numri 33 që ka mbajtur gjatë gjithë këtyre sezoneve. Piloti holandez i Red Bull ka konfirmuar se gjatë vitit 2022 do të mbajë numri 1, atë të kampionit të botës.
Hera e fundit që një pilot ka mbajtur numri 1 ka qenë viti 2014, me Sebastian Vettel, kur shpallej kampion bote me red Bull.
“Do të mbaj numrin 1, pasi e mendoj se është numri më i mirë nga të gjithë”, u shpreh Max Verstappen.
“E di që për marketing njerëzit dëshirojnë që unë të mbaj numri 33, si gjithnjë, por ju garantoj se edhe numri 1 do të ngjajë shumë bukur te makina. Do të përpiqem ta mbroj atë numër sezonin e ardhshëm”, deklaroi për mediat Max Verstappen.