“Ëndrra ime është ajo që të dueloj për titullin kampion bote në Formula 1.
Mundësisht që sezonin tjetër. Ndoshta nuk duket real si objektiv duke parë rezultatet e këtij sezoni, por nëse nuk do të dëshiroja këtë gjë, atëherë nuk do të isha në Formula 1”.
Ka qenë ky komenti që dha sot Mick Schumacher, piloti 23-vjeçar i Haas, djali i 7 herë kampionit të botës, Michael Schumacher. Piloti i ri gjerman debutoi këtë vit në Formula 1 me Haas, makinë me të cilën do të garojë edhe vitin tjetër, ndërkohë që do të jetë edhe pilot rezervë i Ferrarit.
“Shpresoj që sezonin e ri të jemi më shpesh në zonën e pikëve dhe ky është objektivi për vitin tjetër. Të shohim nëse do ta arrijmë këtë objektiv që në garën e parë”, tha Mick Schumacher.