Prej sot e deri më 14 janar do të zhvillohet edicioni i 44-të i relit të mirënjohur “Dakar 2022”.
Edicioni i tretë i relit “Dakar” në Arabinë Suadite, do të zhvillohet në rrugë të ndryshme nga edicioni i fundt dhe në të do të marrin pjesë 1.065 garues, të cilët do të garojnë me 578 makina.
Mbrojtësit e titullit janë francezi Stefen Peterhansell në konkurencën e makinave dhe argjentinasi Kevin Benavides, që dominoi garwn me motoçikletë.
Francezi Peterhansel, për herë të parë do të drejtojë makinën hibride në garat e “Dakar 2022”, së bashku me Karlos Sainzin, i cili është fitues në viti 2010, 2018 dhe 2020.
Dhe ajo që e dallon edicionin e 44-të të relit “Dakar”, është pjesëmarrja e 60 femrave, të cilat do të drejtojnë 3 ekipe të plotë me pilote femra, ndërsa dy piloteve të makinave vijnë nga Arabia Saudite.