Naser Al Atijah në makinën “Tojota”, është fitues i etapës së parë të edicionit të 44 -të të relit “Dakar 2022”, i cili zhvillohet në Arabinë Saudite.
Piloti i nga Katari ishte më i shpejtë në shtegun prej 595 kilometra, duke lënë pas kampionin e trefisht Karlos Sainz.
Në vendin e tretë u ndal Brajan Barangvanat, para Henk Lategenit dhe Sebastian Lloebit.
Në konkurencën e motoçiklistëve, etapa e parë i takoi Daniel Sandersit nga ekipi “GasGas”, duke lënë pas Pablo Kuantilja me Honda-n dhe Ros Branç në “Jamaha”-n. Favoriti kryesor në këtë konkurencë, Tobias Prajs, u ndal në vendin e 8-të.