Skuadra e Ferrari beson se do të jetë thuajse e pamundur që të ngushtohet diferenca mes tyre dhe skuadrave të Red Bull e Mercedes.
Nga ‘kokëkuqja’ besojnë se rregullat e reja teknike për sezonin 2022 bëjnë të vështirë një gjë të tillë.
Drejtori sportiv i Ferrari, Laurent Mekies ka thënë se edhe Red Bull e Mercedes do të përmirësohen, dhe është naive të besohet se Ferrari mund t’i kap ata.
“Unë nuk e vë në dyshim aftësinë e tyre për të pasur një super-makinë në vitin 2022. Ata duhej të shpenzonin më shumë në 2021, por nëse shikoni rezultatet që kanë arritur në 10 vitet e fundit, duhet të jesh naiv të mendosh se është lehtë të ngushtohet diferenca”, ka thënë Mekies.
Ferrari ka mbyllur vitin e kaluar pa fituar asnjë garë. Titulli duket se qëndron si ëndërr për këtë skuadër. Përmirësimet e lehta janë fokusi aktual.