Piloti spanjoll Marc Marquez, 8 herë kampion bote në garat e motoçiklizmit duket se është gati për t’u rikthyer në pistat e MotoGP.
Ai ka patur përmirësime të ndjeshme nga sëmundja e diplopia (vision i dyfishtë i pamjeve) dhe tashmë ka rinisur përgatitjet për sezonin e ri.
Piloti ka postuar një foto nga përgatitja individuale që është duke bërë, për të qenë gati për testet e muajti të ardhshëm.
Kjo është hera e parë që pas aksidentit që Marquez pësoi në nëntor, që e detyroi të mos merrte pjesë në dy garat e fundit, që ai rikthehet të stërvitet. “Pragsezon” është komenti i vetëm i pilotit spanjoll të Honda, që jep një sinjal të qartë se këtë vit do të jetë sërish protagonist në pistë. Një shpresë dhe optimizëm për Marquez, duke parë problemet e fundvitit të shkuar që ai pati.