Mick Schumacher ka treguar cilat janë pritshmëritë e tij për sezonin 2022 në Formula 1.
Djali i ikonës së F1 (Michael Schumacher) garon me skuadrën e Haas dhe tashmë do të ketë një makinë të ndërtuar për të.
Kjo, Mick pret të jetë një përparësi për të, pasi thotë se është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.
“Makina duket të jetë shumë pozitive, për sa kam parë dhe dëgjuar”, ka thënë Schumacher për ‘Autosport’.
“Kështu që kam pritshmëri të mëdha. Shpresoj se ata do të arrijnë pritshmëritë e mia për vitin tjetër në pistë. Është hera e parë që një makinë ndërtohet thuajse për mua, dhe jo për të gjithë”, shtoi gjermani.
Mick tenton të bëjë më mirë në sezonin e ardhshëm dhe të nis ndjekjen e hapave të babait të tij, Michael.