Kampioni i botës operohet sërish në fytyrë

Formula 1

Kampioni i botës operohet sërish në fytyrë

Më: 18 janar 2022 Në ora: 15:26
Kampioni i botës operohet sërish në fytyrë

Piloti spanjoll Fernando Alonso, 2 herë kampion bote në Formula 1, ka kryer gjatë javës së kaluar një tjetër operacion në fytyrë, i dyti për të brenda një viti, pas aksidentit të pësuar me biçikletë.

Sipas Alpine, skuadra me të cilën garon Alonso, operacioni ka qenë i suksesshëm.

Nga fytryra e pilotit janë hequr disa pjesë prej titani, të vendosura një vit më parë, kur kreu operacionin e parë.

Pas operacionit ka folur edhe vetë Alonso: “Nëse makina do të jetë kompetitive, atëherë edhe unë do të jem në 100% të formës time dhe do të duelojmë për fitore. Duhet të mësojmë nga gabimet dhe të kemi një makinë të shpejtë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat