Pavarësisht llogarive milionere në bankë, futbollistë dhe pilotë të Formula 1 zgjedhin gjithnjë e më shpesh të shesin super makinat e tyre, duke i besuar faqeve të internetit ose kompanive të famshme.
Rooney dhe Aguero kanë zgjedhur të heqin dorë nga makinat e tyre Lamborghini, ndërsa Kimi Raikkonen kërkon të lirojë vend në garazh duke nxjerrë në shitje Ferrari-n e tij Ferrari F12tdf.
Kompania që e ka nxjerrë në shitje ka përfshirë edhe çmimin e frikshëm: plot 1.8 milionë euro.
Një çmim shumë i lartë në krahasim me Ferrari-t e tjera F12tdf, por që pasyqron denjësisht veçantinë dhe prestigjin e pronarit të saj.