Piloti finlandez Valtteri Bottas është konsideruar nga Lewis Hamilton si shoku më i mirë i skuadrës që ka patur në karrierën e tij në Formula 1. Piloti britanik i Mercedes humbi mundësinë të shpallej kampion bote për të tetën herë në garën e fundit në Abu Dhabi.
Bottas, që sezonin e ardhshëm do të garojë me Alpha Tauri, kujton momentet e pas garës me Hamilton.
“Kemi biseduar pas garës por edhe pas disa ditësh nga ajo garë. Një gjë është e qartë: Nuk ishte Lewis ai që humbi garën, atij ia vodhën fitoren”, u shpreh Bottas.
“Kur e kam takuar Hamilton, fytyra e tij dukej sikur ishte në një funeral, nuk ishte aspak i qeshur.
Unë ju garantoj se ai do të rikthehet më i fortë se më parë, pasi ai është i gatuar në këtë mënyrë. Unë e njoh mirë dhe e di se ai do të garojë sërish për të fituar”, tha Bottas.