Që kur është bërë drejtor sportiv i Mercedes, Toto Wolff ka arritur të fitojë 8 tituj kampionë për konstruktorë dhe 7 për pilotë në Formula 1. Megjithatë, aventura e tij te makina gjermane nuk ka qenë kaq e lehtë dhe këtë gjë e konfirmon vetë numri 1 i Mercedes.
Vitit 2020 apo dhe ai 2021 që u mbyll me shumë polemika kanë qenë të vështieë për Wolff.
Ai konfirmon se ka qenë pranë largimit nga Formula 1. “Kam dhënë gjithçka te Mercedes gjatë këtyre 8 viteve dhe muajt e fundit apo edhe ato gjatë vitit 2020 kanë qenë të ndërlikuar për mua”, tha Wolff.
“Shpesh kam pyetur veten nëse dua apo jo të qëndroj në Formula 1? A mund të jap ende kontributin tim, apo dikush tjetër mund ta bëjë atë më mirë? Në fund vendosa të qëndroj në Formula 1 dhe të jap kontributin tim me Mercedes”, shprehet Toto Wolff.