Një tjetër tragjedi ka prekur sportin e motoçiklizmit dhe sërish viktimë është një djalosh i ri.
Bëhet fjalë për 16-vjeçarin çek Jakub Gurecky, një pilot mjaft premtues, që ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të shumta të marra në kokë.
Ai po stërvitej në Sllovaki kur është rrezuar nga motori, duke marrë plagë të rënda, që e kanë bërë të pamundur shpëtimin e tij.
Vitin e kaluar, Gurecky u shpall fitues i Northern Talent Cup dhe këtë vit do të garonte në MotoGP Rockies.