Gara e Rusisë rrezikon të hiqet nga kalendari

Formula 1

Gara e Rusisë rrezikon të hiqet nga kalendari

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 11:13
Gara e Rusisë rrezikon të hiqet nga kalendari

Ditët e fundit, e gjithë bota është në ankth me situatën e krijuar në Rusi dhe mundësinë e fillimit të një konflikti me Ukrainën. Mjaft evente sportive të planifikuara për t’u zhvilluar në Rusi, përfshi edhe finalen e Champions League, rrezikojnë të mos zhvillohen.

Mes tyre edhe gara e Çmimit të Madh të Rusisë në Formula 1, e planifikuar të zhvillohet më 25 shtator, në pistën e Sochi. Në rast se situata në Rusi do të përshkallëzohet, atëherë ajo garë do të hiqet nga kalendari dhe pista e Sochi do të zëvendësohet me një pistë tjetër.

Për momentin nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me anullimin e kësaj gare, por drejtuesit e Formula 1 mund t’i reagojnë, për të evituar probleme.

Anulimi i kësaj gare mund të ketë impakt te skuadra Haas, që ka si sponsor kryesor Uralkali, ndërkohë që një prej pilotëve të saj është rusi Nikita Mazepin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat