FIA nis hetimet për parregullsi në makina pas testeve

Formula 1

FIA nis hetimet për parregullsi në makina pas testeve

Më: 1 mars 2022 Në ora: 12:19
FIA nis hetimet për parregullsi në makina pas testeve

Pas përfundimit të testeve të para dimërore të zhvilluara në Barcelonë, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) do të hetojë disa nga skuadrat për parregullsi në motor.

“Kemi marrë konfirmime për disa parregullsi në makina, në lidhje me shkeljen e rregullave të reja të aplikuara këtë sezon.

Ne do të verifikojmë para testeve në Bahrein se për çfarë bëhet fjalë”, thuhet në një komunikatë të FIA-s.

Duket se skuadrat po përpiqen të gjejnë rrugëzgjidhje brenda limiteve të rregullores për sa i përket ndërtimit të njëvendësheve të reja. Për momentin nuk ka asnjë akuzë zyrtare ndaj një makine, por verifikimet do të kryhen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat