Bordi drejtues i FIA (Federata Ndërkombëtare e Automobilizimit) ka marrë venmdimet e saj në lidhje me dënimin e sportistëve rusë, që garojnë në Formula 1.
Është vendosur që këtë vit, të mos zhvillohet asnjë garë apo event i automobilizmit në Rusi dhe Bjellorusi, duke konfirmuar anullimin garën e Sochi.
Asnjë flamur i këtyre dy vendeve nuk do të përdoret në gara deri në një urdhër të dytë.
Ndërkohë që, të gjithë pilotët rusë e bjellorusë, apo zyrtarë garash, do të marrin pjesë në gara vetëm si sportistë neutralë, nën flamurin e FIA-s.
Për pasojë, piloti rus i Haas, Nikita Mazepin, ka mundësi të garojë në Formula 1, por këtë gjë do ta bëjë si pilot neutral. Pak ditë më parë, makina amerikane hoqi nga njëvendëshja e saj sponsorin kryesor, Uralkali, një kompani ruse.