Piloti francez i Yamaha, Fabio Quartararo, synon të mbrojë titullin kampion bote në MotoGP.
Këtë të diel, në Katar, do të zhvillohet gara e parë sezonale dhe 22-vjeçari synon ta nisë mbarë kampionatin.
“Jam i lumtur që po nis ky sezon. Shpresoj që starti të jetë pozitiv, në mënyrë që në mes të sezonit të jem në garë për titullin kampion. Në pistën e Katar kam fituar herën e fundit”, tha Quartararo.
“Nuk ka për të qenë e lehtë, ndaj duhet që nga dita e premte të gjejmë një ritëm të mirë, në mënyrë që të jemi kompetitivë në garë. objektivat e mi dhe të Yamaha dihen, titullin kampion dhe të dominojmë”, tha piloti francez.
Për të nuk ka për të qenë shumë e lehtë, pasi motori japonez nuk ishte shumë kompetitiv në testet dimërore.
“Kemi bërë hapa përpara gjatë testeve, sidomos në Indonezi dhe shpresojmë që në Katar të arrijmë një rezultat pozitiv”, tha Quartararo.