Formula 1 nuk do të mbahet më në Rusi.
Ky është vendimi i fundit i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit.
Javën e kaluar ishte anuluar gara për shpërblimin e madh të Rusisë, pas sulmit ushtarak që e nisi ky vend ndaj Ukrainës.
Ndërsa tash, rusët e kanë marrë edhe një tjetër goditje.
Në fakt, FIA-s nuk i ka mjaftuar anulimi i sivjetmë i kësaj gare.
Vendimi i sotëm është se do të ndërpritet përfundimisht kontrata dhe se nuk do të mbahet më gara e Formula 1 në Rusi.
Ky është një tjetër sanksion për rusët, në vazhdën e shumë të tjerëve në botën e sportit.
Mijëra njerëz, prej tyre shumë civilë, janë vrarë në luftën që po zhvillohet në Ukrainë, e cila ka hyrë në javën e dytë të saj.