Mes Red Bull dhe Mercedes vijojnë polemikat për ato që ndodhën në garën e fundit të sezonit të kaluar, kur Max Verstappen parakaloi Lewis Hamilton në xhiron e fundit të garës së Abu Dhabi. Drejtori sportiv i Red Bull, Christian Horner, u shpreh se heqja e Michael Masi si drejtor sportiv i garave erdhi pas kërkesës dhe presionit që bëri Mercedes.
“Masi mund të ketë bërë gabime, por kishte shumë presion nga të tjerët dhe shkarkimi i tij është një gabim.
Ajo që ndodhi ndaj Masi e familjes së tij muajt e fundit ështën e prapanueshme. Edhe ne kemi vuajtur nga gabimet e tij, por kemi vijuar përpara. Të tjerët bënë presion për ta larguar dhe kjo është e gabuar”, tha Horner.
Edhe Max Verstappen ka thumbuar Mercedes: “Humbën në garën e fundit dhe në të tilla raste përpiqesh të ulësh rëndësinë e fitores së të tjerëve.
Kampionati nuk u fitua vetëm në një garë, për një vendim në garën e fundit. Ne e kemi merituar titullin pavarësisht ankesave dhe përpjekjeve të Mercedes për të ulur vlerat tona dhe për t’u shfajësuar”.