Dani Kevin Magnussen do të rikthehet në Formula 1 si zëvendësues i Nikita Mazepin në ekipin Haas me bazë në SHBA. Magnussen, 29 vjeç, ka qenë pilot i skuderisë Haas nga 2017 deri në 2020 përpara se skuadra të vendoste ta zëvendësonte atë dhe Romain Grosjean me Mazepin dhe Mick Schumacher.
Mazepin u largua të dielën si rezultat i pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Në qëndrimin zyrtar Haas sqaroi se Magnussen nënshkroi “kontratë shumëvjeçare” dhe do të pilotojë këtë makinë gjatë provës parasezonale në Bahrein këtë javë.
Marrëveshja e re përfaqëson një rikthim surprizë në F1 për 29-vjeçarin e njohur, djalin e ish-pilotit të F1, Jan Magnussen.
“U befasova shumë, por jam po aq i emocionuar që mora telefonatën nga Haas.
Po shikoja në një drejtim tjetër në lidhje me angazhimet e mia për vitin 2022, por mundësia për t’u rikthyer për të konkurruar në F1, dhe me një ekip që e njoh jashtëzakonisht mirë, ishte thjesht shumë tërheqëse,” – deklaroi Magnussen.