Piloti rus i Formula 1, Nikita Mazepin, është në listën e personave që Bashkimi Europian do të ndërmarrë sanksione të ashpra si pasojë e luftës në Ukrainë. BE-ja do t’u bllokojë të mirat materiale e financiare.
Nikita Mazepin është djali i oligarkut rus Dmitri Mazepin, pronari i kompanisë Uralkali dhe të dy kanë përfunduar në listën e zezë të Bashkimit Europian.
Sipas BE-së, ata janë përfshirë në sektorë ekonomikë që furnizojnë financirisht Federatën Ruse.
Mazepin është përjashtuar së fundi nga makina amerikane Haas dhe për këtë arsye ka hedhur në gjyq ish-ekipin e tij.