Max Verstappen do ta nisë këtë sezon të Formula 1 si pretendti kryesor, teksa synon të mbrojë titullin kampion fituar sezonin e kaluar.
Paraqitja e pilotit holandez të Red Bull ka qenë e mirë gjatë testeve dimërore, por ai pret provat zyrtare të kësaj të shtunë për të kuptuar gjendjen reale të makinave.
“Mjaft skuadra janë fshehur, ndoshta edhe Mercedes, por ky detaj nuk më tremb, unë shoh makinën time dhe potencialin e saj dhe mendoj se do të jemi mes favoritëve.
Nuk më shqetësojnë shumë Mercedes apo Ferrari, pasi edhe ata kanë problemet e tyre”, tha Verstappen.
“Ka ende shumë gjëra të panjohura për të gjithë dhe që do t’i mësojmë me kalimin e kohës, nga gara në garë. E rëndësishme është që të jemi aty, mes pretendentëve në garat e para për të mos humbur pikë. Unë jam gati për të mbrojtur numrin 1 këtë sezon”, u shpreh Max.