Ditën e diel, në Bahrein, do të zhvillohet gara e parë sezonale në Formula 1 dhe Ferrari synon të jetë protagonist me të dy pilotët e saj. Charles Leclerc beson se këtë vit “kokëkuqja” do të jetë më pranë Mercedes dhe Red Bull, duke parë edhe paraqitjen e mirë në testet dimërore.
“Motori ka qenë i mirë dhe kemi xhiruar shumë gjatë testeve.
Kemi përshkuar shumë kilometra dhe kemi hasur pak probleme. ky është një sinjal i mirë edhe pse do të shohim në garë se si do të paraqiten realisht të gjitha skuadrat. Makina e këtij sezoni është më agresive”, tha Leclerc.
“Kemi ende disa gjëra për të sistemuar gjatë këtyre ditëve, por nga testet e Barcelonës në ato të Bahrein jemi përmirësuar ndjeshëm. Makina është më e rëndë dhe kjo ndihet në frenim.
Kam ndryshuar mënyrën time të pilotimit për t’iu përshtatur sa më shumë makinës”, u shpreh monogasku.