Pas 25 vitesh, botërori i MotoGP rikthehet në Indonezi, ku këtë fundjavë do të zhvillohet gara e dytë sezonale. Për herë të parë pilotët do të garojnë në pistën e re të Mandalika, e pozicionuar në Xhakarta.
Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, është i apasionuar pas këtij sporti dhe ka vendosur t’i mirëpresë të gjithë pilotët në pallatin presidencial. Me këtë rast, të gjithë pilotët kanë bërë një pasarelë, duke ecur me motorët e garës në rrugët e kryeqytetit.
Hera e fundit që Indonezia ka mirëpritur një garë të MotoGP ka qenë viti 1997.
Të shumtë njerëzit që kanë dalë në rrugë për të përshëndetur pilotët, që ecnin me motorët e garës dhe të veshur me uniformat zyrtare.
Organizatorët e kësaj gare kanë bërë me dije se entuziazmi është i madh dhe janë shitur të 63 mijë biletat për garën e së dielës. Edhe pse është përfolur se çmimet e biletave për popullsinë kanë qenë të shtrenjta.