Piloti francez i Yamaha, Fabio Quartararo, siguroi mëngjesin e sotëm “pole position” në pistën e Mandalika, ku të dielën do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Indonezisë në MotoGP. Në këtë pistë garohet për herë të parë.
Kampioni i botës në fuqi dha kohën 1’31”067, duke ndarë vijën e parë të nisjes me dy motorët Ducati Pramac të spanjollit Jorge Martin dhe francezit Johann Zarco.
Italiani Enea Bastianini me Ducati Gresini, fitues i garës së parë, u klasifikua në vendin e pestë.
Pas tij u rendit italiani tjetër, Francesco Bagnaia me Ducati, ndërsa spanjolli Marc marquez me Honda u rrëzua, duke u rendit në vendin e 15-të.