Fillim i mbarë për Ferrarin!
Sezoni i ri i Formula 1 ka filluar mbarë për Ferrarin, me Lëklerk që arriti në “pole position” dhe me Karlos Sainz që u rendit në vendin e tretë.
Lëklerk arriti që të marrë një “pole position” spektakolar përballë Vershtapen, me vetëm 0.12 sekonda diferencë.
Ndërkohë, Mercedez zhgënjeu në këto prova, me Luis Hemilton që u rendit në vendin e 5-të dhe Xhorxh Rasëll në vendin e 9-të.