Verstappen: Mezi pres të rikthehem në pistë

Formula 1

Verstappen: Mezi pres të rikthehem në pistë

Më: 24 mars 2022 Në ora: 12:05
Verstappen: Mezi pres të rikthehem në pistë

Gara e parë sezonale e botërorit 2022 të Formula 1 ishte një makth për Red Bull, pasi në harkon kohor të 5 xhirove u tërhoqën të dyja makinat. Fillimisht Max Verstappen e më pas Sergio Perez.

Gjithçka ndodhi në xhirot e fundit të garës.

“Ajo garë ishte një goditje e rëndë për ne, por në sport fitojmë dhe humbasim si një ekip. Jam i sigurt se këtë fundjavë do të rikthehemi më të fortë.

Kemi një makinë të mirë dhe ishim kompetitivë në Bahrein pavarësisht problemeve që patëm”, tha Max Verstappen.

“Kemi një rrugë të gjatë përpara dhe gara e Bahrein ishte vetëm e para. Presim me padurim garën e dytë në Arabi, një piestë e re dhe që ende nuk e njohim shumë mirë

. Mezi pres të rikthehem në pistë, për t’u hakmarrë për atë zhgënjim në Bahrein”, u shpreh kampioni i botës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat