Momente paniku në pistën e Jeda, ku po zhvillohen provat zyrtare të Çmimit të Madh të Arabisë Saudite.
Makina Haas e pilotit gjerman Mick Schumacher ka pësuar një aksident të rëndë gjatë sesionit të dytë, duke u përplasur me muret mbrojtëse.
Aksidenti ishte i fortë, pasi makina u përplas me shpejtësi të madhe me barrierat mbrojtëse, duke detyruar komisarët e garës të nxjerrin flamurin e kuq dhe ndërprerë provat zyrtare. Ankth, pasi ende nuk ka informacion zyrtar për pilotin e ri gjerman.
Në pistë ndodhet edhe një ambulancë. Makina e Schumacher është shkatërruar shumë, ndërkohë që ankthi për gjendjen e pilotit të Haas është e madhe.
Mësohet se piloti është nxjerrë nga makina me ndihmën e komisarëve dhe është transportuar në qendrën shëndetësore.