Valentino Rossi nuk është më pjesë e MotoGP-së, por arritjet që la pas do të mbeten gjithmonë në mendjen e fansave.
Italiani foli për mediat në prag të garës “Fanatec GT”, ku tani do të jetë në drejtimin e një makine dhe jo të një motori.
“Kur je 40 vjeç e kupton që nuk ke më ato instinkte vrasëse siç i kishte në moshën 25 vjeçare.
Rreth 10 vite më parë e pyeta veten time nëse do të ndaloja kur të dilja kampion botë apo kur të mos mundesha më", tha Rossi.