Një fitore dhe një vend i dytë në dy garat e para sezonale janë një start i mirë i sezonit të Formula 1 për pilotin monogask të Ferrarit, Charles Leclerc.
Ai kishte mundësinë të triumfonte në të dyja garat, por në pistën e Jeda u parakalua nga Verstappen 4 xhiro nga fundi. Më pas, flamuri i verdhë e pengoi të parakalojë holandezin.
“Jam i lumtur për mënyrën se si ka nisur ky sezon. punoj në harmoni të përkryer me skuadrën dhe përgatitja është e shkëlqyer. Në përgjithësi, ndihem mirë te makina e re. Gjithsesi, unë nuk e di nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për të fituar titullin kampion bote këtë sezon, por ne nuk heqim dorë”, u shpreh Leclerc.
“Sezoni është ende në hapat e tij të para. Është shpejt për të themi se do të jemi kampionë, por le të themi që nisja e tij është pozitive. Unë mendoj se zhvillimi i mëtejshëm i makinës do të jetë i rëndësishëm për të arritur të objektivat që ne kemi. Ne si pilotë duhet të ndihmojmë skuadrën për t’ia dalë mbanë dhe të jemi kompetitivë”, tha Leclerc.