Gara e Çmimit të Madh të Montekarlo në Formula 1 mund të mos jetë në kalendarin e sezonit 2023.
Gara legjendare që zhvillohet në rrugët e Monako nuk ka ende një marrëveshje me Formula 1 (kontrata skadon këtë vit).
Ndërkohë që, në kalendarin e 2023-shit do të hyjë pista qytetase e Las Vegas, duke vënë në rrezik atë të Montekarlo.
“Me shtimin e pistave jashtë Europës mund të kemi një reduktim të garave në kontinentin e vjetër.
Ky është një sport që po njeh rritje anembanë botës, ndërkohë që gara e Montekarlo nuk ka ende një marrëveshje për vitin 2023.
Natyrisht që është një garë që pilotët e duan, një klasike, por të shohim”, tha Domenicali, presidenti i Formula 1.