Piloti gjerman Sebastian Vettel, 4 herë kampion bote në Formula 1, do të rikthehet në pistë fundjavën e ardhshme, në garën e Çmimit të Madh të Australisë në Formula 1.
Ai nuk zbriti në pistë në dy garat e para sezonale (Bahrein dhe Arabinë Saudite) pasi ishte i infektuar me Covid-19, shkruan Telesporti.
Skuadra e Aston Martin komunikoi se piloti gjerman është shëruar dhe do të jetë rregullisht në pistë në garën që zhvillohet në Melburn.
Në dy garat e para ai u zëvendësua nga Nico Hulkenberg. Për Vettel kjo do të jetë gara e parë sezonale, ndërkohë që ka marrë pjesë në testet dimërore.