Piloti spanjoll i Aprilia, Aleix Espargaro, siguroi “pole position” në pistën e Termas de Rio Hondo, të vlefshëm për garën e Çmimit të Madh të Argjentinës në MotoGP, që do të zhvillohet mbrëmjen e së dielës.
Kjo është hera e parë që motori Aprilia siguron “pole” në kategorinë e MotoGP, ndaj ky rezultat është historik për këtë skuadër.
Espargaro dha kohën 1’37”688, duke lënë pas spanjollin e Ducati, Jorge Martin. Në vijën e parë të startit të garës do të jetë edhe italiani Luca Marini me motorin Ducati VR46 (skuadra e Valentino Rossi). Vetëm i gjashti kampioni i botës në fuqi, francezi Fabio Quartararo me Yamaha.
Gjithsesi, gara parashikohet mjaft e fortë e spektakolare.