Mercedes-Benz arriti podiumin e tij të dytë në garën e tretë sezonale, edhe pse kjo si dhuratë nga motori që tradhtoi Max Verstapen.
Gjithsesi, ai që ngriti trofeun nuk ishte sërish Lewis Hamilton, por shoku i tij, George Rusell, me pilotin britanik që tregon vështirësitë edhe në pistën e Melburnit.
"Jemi sërish jashtë ‘binarëve’, ndonëse ky vend i katërt imi dhe i treti i Rusell mund të duken një rezultat i shkëlqyer.
E vërteta është se në garë nuk mund të shtypja dot gazin në maksimum, më duhej të frenoja këmbën për t’i dhënë në maksimum, pasi motori nxehej shumë shpejt”, deklaroi 7 herë kampioni i botës.