Ferrari e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon të Formula 1, duke dominuar në pistë si në kampionatin për konstruktorë ashtu dhe në atë për pilotë. Gara e radhës do të jenë në pistën e Imola, në Itali, aty ku Ferrari synon të fitojë sërish përpara fansave të tij.
Drejtori sportiv i “koëkuqes” Mattia Binotto u shpreh se për këtë garë nuk do të sjellin modifikime të mëdha, duke i besuar njëvendëshes që ka shkëlqyer në tri garat e para. “Modifikimet do t’i adaptojmë në një pjesë më të vonshme të sezonit. Do të përpiqemi të punojmë në disa probleme që janë evidentuar në Australi”, tha Binotto.
Gjithsesi, numri 1 i Ferrarit ka objektiva të qarta për garën e Imola. “Ne synojmë një triumf të dyfishtë aty, si në garën “sprint” të ditës së shtunë ashtu dhe në garën e së dielës. Do të jepen shumë pikë, ndaj është e rëndësishme të paraqitemi sa më mirë me të dy pilotët tanë”, u shpreh Binotto.
Këtë vit, në garat “sprint”, do të marrin pikë 8 pilotët e para. Ferrari ka qenë shumë e shpejtë në provat zyrtare dhe kjo mund të ndihmojë edhe në garën e Imola, duke qenë sërish fituese. “Jemi në një moment të mirë, ndaj duhet ta shfrytëzojmë këtë gjë, për të grumbulluar sa më shumë pikë”, tha Mattia Binotto.