As çmimi i lartë i derivateve e as koha me shi nuk i ka penguar garuesit e disiplinës së auto sllallomit që në numër të madh të marrin pjesë në garën e parë për këtë vit, e cila të dielën e zhvillua në Ferizaj.
Valon Jaha i Prishtina RT me BMW e tiji ka shënuar fitore me kohë prej 03:10.118 minuta.
“Unë preferoj të garoj në shtigjet me shi dhe sot ishte kohë ideale për mua.
Konkurrenca ishte e fortë, pjesëmarrja ishte masive, organizimi shumë i mirë, prandaj lirisht mund të themi se në Ferizaj patëm një garë shumë të mirë. Sa i përket fitores, sigurisht që jam i kënaqur, por besoj se në garat e ardhshme do të arrij rezultate edhe më të mira”, ka thënë Jaha pas fitores në Ferizaj.
Në pozitën e dytë u rendit Belkin Fazliu i Prizreni D&G me Renault Megane RS. Fazliu në krahasim me fituesin u vonua vetëm për 00.373 të sekondës që dëshmon për rivalitetin e madh në garë.
I treti në plasmanin e përgjithshëm u rendit Jeton Qerimi me BMW. Anëtari i Prishtina RT pati kohë prej 03:13.634.
Në plasmanin ekipor e para u rendit Prishtina RT, para AK Ferizajt, AMTKK, AK Drenica e Eurogoma RT.
Plasmani i përgjithshëm:
1.Valon Jaha (BMW – Prishtina RT) 03:10.118 minuta
2.Belkin Fazliu (Renault – Prizreni D&G) 03:10.4491
3.Jeton Qerimi (BMW – Prishtina RT) 03:13.634
Plasmani ekipor:
1.Prishtina RT 60 pikë
2.AK Ferizaj 55
3.AMTKK 50