Ish-piloti spanjoll Jorge Lorenzo, kampion bote në MotoGP, që së fundi ka nisur një karrierë në garat me makina, ka ftuar ish-shokun e tij të skuadrës Valentino Rossi që në të ardhmen të marrin pjesë në garën 24-orëshe të Le Mansh.
Ai shpreson të bindë pilotin italian dhe spanjollin tjetër Dani Pedrosa për të formuar një ekip dhe të marrin pjes ënë garën e famshme me makina.
“Ëndërroj që në të ardhmen të marr pjesë në garën 24-orëshe të La Mansh në një super-ekip me Valentino Rossi dhe Dani Pedrosa. Gjithçka është e mundur, dot t argëtohemi të gjithë.
Unë jam i hapur për një aventurë të tillë. Ne jemi të trë pilotë të MotoGP që keni nisur një aventurë të re me makinat. Do të jetë e vështirë, por mund ta provojmë”, tha Lorenzo.