Max Verstappen me Red Bull fitoi sot garën e Imola në Formula 1, suksesi i dytë sezonal për kampionin e botës.
Një garë e dominuar përgjatë 63 xhirove nga piloti holandez, që për asnjë moment nuk e lëshoi kreun.
I dyti u rendit shoku i tij i skuadrës, meksikani Sergio Perez, ndërsa i treti britaniku Lando Norris me McLaren.
Një garë për t’u harruar për Ferrarin, në asnjë moment pretendente për fitore, shumë larg paraqitjeve të garave të mëparshme.
Charles Leclerc u rendit i gjashti, ndërsa shoku i tij i skuadrës Carlos Sainz nuk e mbylli dot atë, duke dalë nga pista që në xhiron e parë pas një kontakti me Daniel Ricciardo.