Kampioni i botës në fuqi, piloti francez Fabio Quartararo, fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Portugalisë në MotoGP, zhvilluar në pistën e Portimao. Ai e nisi garën nga vendi i pestë, por pas disa xhirosh mori kreun e garës dhe e mbrojti atë deri në fund, duke e merituar fitoren.
Ky është suksesi i parë sezonal për Quartararo, që la pas Johann Zarco me Ducati Pramac.
Ai e nisi garën nga “pole”, por u detyrua të kënaqej me vendin e dytë. Ndërsa i treti u klasifikua spanjolli i Aprilia, Aleix Espargaro. I gjashti u rendit Marc Marquez me Honda, pa mundur të duelojë për fitore.
Falë këtij triumfit të sotëm, Quartararo merr kreun e renditjes botërore në MotoGP.
Një garë të shkëlqyer bëri italiani Francesco Bagnaia me Ducati zyrtar, që u rendit i teti edhe pse u nis nga vendi i fundit.