Në pistën qytetase të Majemi janë zhvilluar dy sesionet e para të provave të lira në Formula 1, ku ka befasuar makina Mercedes.
Piloti britanik George Russell ka qenë më i shpejti në pistë, duke dhënë kohën 1’29”938. Ai la pas Charles Leclerc me Ferrari, me një kohë të ngjashme me të britanikut.
Paraqitja e mirë e makinës kampione të botës ka befasuar të gjithë, por duket se modifikimet e sjella në Amerikë po japin rezultat, pasi edhe Hamilton u klasifikua në vendin e katërt.
Probleme për Max Verstappen., që nuk xhiroi në sesionin e dytë, për shkak të një problem me transmisionin.