Piloti Charles Leclerc ishte më i shpejti në dy sesionet e para të provave të lira të zhvilluara në pistën qytetase të Montekarlo.
Para fansave të tij, piloti i Ferrarit nuk zhgënjeu, duke dhënë kohën 1’12”656.
Ai la pas me vetëm 44 të mijëtat më shumë shokun e tij të skuadrës Carlos Sainz. Duket qartë se Ferrari në këtë pistë do të jetë favorite, pasi skuadrat e tjera ishin larg tyre. Në vendet 3-4 u klasifikuan dy makinat Red Bull me Sergio Perez e Max Verstappen.
Zhgënjen sërish Lews Hamilton me Mercedes, vetëm i 12-ti në këtë pistë, ku duket se vuan shumë. Ndërsa shoku i tij i skuadrës, George Russell, u rendit në vendin e gjashtë. Të shtunën pasdite do të zhvillohen provat zyrtare për “pole”.