Piloti meksikan Sergio Perez ka rinovuar deri në vitin 2024 kontratën e tij me skuadrën Red Bull. Kontrata e mëparshme skadonte në fund të këtij viti. Duket se piloti meksikan ka bindur drejtuesit e Red Bull me paraqitjet e tij dhe fitorja e fundit në garën e Montekarlo është tregues i formë së mirë të meksikanit.
“Diferencat mes Perez dhe Verstappen janë ngushtuar ndjeshëm. Është një pilot i shpejtë dhe e meritoi këtë rinovim të kontratës me ne. Jemi të kënaqur nga paraqitjet e tij”, u shpreh Christian Horner, drejtori sportiv i Red Bull.
Perez erdhi te Red Bull në mesin e vitit 2020, kur zëvendësoi Alexander Albon.
Vjet, Perez kontriboi në titullin kampion që arriti Max Verstappen, duke luajtur rol të rëndësishëm në garën e fundit në Abu Dhabi. Këtë vi tai ka qenë kompetitiv, duke ndihmuar Red Bull të kryesojë renditjen. “Jam i lumtur për këtë rinovim. Shpresoj t’ua shpërblej në pistë me të tjera fitore”, u shpreh Sergio Perez.