Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) vazhdon me agjendën e ngjeshur të aktiviteteve të saj.
Derisa të shtunën, në Gjilan, në program ishte gara e dytë në disiplinën e kartingut, të dielën, në Prizren mbahet gara e dytë në auto sllallom.
Ashtu sikur edhe në kampionatin e kaluar, edhe sivjet, në auto sllallom, rivaliteti për epitetin e më të mirit në klasat përkatëse është mjaft i madh, prandaj kështu pritet të jetë edhe në Prizren.
Interesimi për pjesëmarrje, është i madh, njëjtë sikur edhe interesimi i dashamirëve të kësaj disipline.
Paraqitja në garë, e cila mbahet te Transiti i Ri, bëhet nga ora 09:00-10:30, ndërsa pas kryerjes së procedurave të zakonshme, fillon gara zyrtare, së pari në konkurrencën e femrave e pastaj do të garojnë meshkujt.