Kampionia nga viti i kaluar, Ermira Topalli, vazhdon edhe sivjet të dominojë në disiplinën e auto sllallomit.
Pas fitores në garën e parë (në Ferizaj), Ermira ka fituar edhe në garën e dytë, e cila të dielën u mbajt në Prizren.
Anëtarja e AK Ferizajt deri të fitorja arriti me kohën 03.50.227 minuta, përfshirë të dyja vozitjet.
“Edhe sot ishte një garë e mirë, me konkurrencë, me pjesëmarrje të kënaqshme dhe me organizim të mirë. Jam e kënaqur që edhe sot e fitova garën dhe shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm deri në fund të kampionatit”, është shprehur Ermira Topalli pas fitores në Prizren.
Në pozitën e dytë u rendit Arjeta Rysha, po ashtu e AK Ferizajt, e cila në krahasim me fituesen u vonua për 10.226 sekonda, ndërsa podiumi u plotësua me Blerta Bytyqin e AMTKK, e cila u vonua për 32.513 sekonda.
Rezultatet:
Klasa 1 (deri 1200 ccm – Grupi 1)
1.Blerta Bytyqi (Renault Twingo – AMTKK) 04:54.93
2.Suanda Jabllanica (- AMTKK) 05:03.156
Klasa 2 (mbi 1200-1600 ccm – Grupi 1)
1.Blerta Bytyqi (Audi A3 – AMTKK) 04.22.740
2.Kadishe Shabani (Polo – Ferizaj) 04:25.658
Klasa 3 (mbi 1600 ccm – Grupi 1)
1.Ermira Topalli (Golf VIII – Ferizaj) 03:50.227
2.Berna Peqani (Opel Corsa – AMTKK) 04:32.670
Klasa 4 (deri 1200 ccm – Grupi 2)
1.Arjeta Rysha (BMW - Ferizaj) 04:00.453
2.Violeta Nazifi (Golf – Ferizaj) 04:23.165
Promo
1.Maja Milosevska (Opel Astra – Nilola Karev) 04:26.511
Plasmani gjeneral:
1.Ermira Topalli (Golf VIII – Ferizaj) 03:50.227
2. Arjeta Rysha (BMW - Ferizaj) 04:00.453
3. Blerta Bytyqi (Audi A3 – AMTKK) 04.22.740
Plasmani ekipor: 1.AK Ferizaj 55 pikë
2.AMTKK 55 pikë