Ferrari vijon të dominojë në provat e lira, duke qenë makina më e shpejtë edhe në pistën e Baku, ku këtë fundjavë do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit në Formula 1.
Piloti monogask i “kokëkuqes”, Charles Leclerc, ka qenë më i shpejti në dy sesionet e para, duke ndalur kronometrin në 1’43”224. Pas tij u renditën dy makinat Red Bull të Sergio Perez dhe Max Verstappen.
Mirë u paraqit edhe Fernando Alonso me Alpine, i katërti, duke lënë pas makinën tjetër Ferrari të Carlos Sainz.
Vetëm i 12-ti Lewis Hamilton me Mercedes, më shumë se 1 sekondë e gjysmë i avashtë, sërish pas shokut të tij të skuadrës George Russell.