Provat zyrtare të vlefshme për garën e Cmimit Të madh të Azerbajxhanit në Formula 1, do të shtyhen më 15 minuta. Ato nuk do të nisin në orën 16:00, sipas planifikimit, por në orën 16:15.
Vendimi është marrë pak minuta më parë nga organizatorët e garës qytetase të Baku.
Shkak është bërë një aksident i ndodhur më herët gjatë garës “sprint” në Formula 2, ku disa makina janë përplasur me barrierat mbrojtëse.
Organizatorët e garës u shprehën se u duhet më shumë kohë për të riparuar barrierat mbrojtëse anash pistës, pasi aksidenti ka ndodhur në zonën e qytetit të vjetër, ku pista është e ngushtë.