Ka përfunduar gara e dhjetë sezonale në MotoGP, që u ndoq nga mbi 232 mijë tifozë nga e premtja deri sot (232.202). Pasi doli i pari në Barcelona, Fabio Quartararo triumfoi edhe në pistën e Sachsenring (Gjermani).
Në “pole position” u nis italiani Francesco Bagnaia, por 25-vjeçari i Ducatit doli nga pista 27 xhiro nga fundi. Quartararo përfitoi dhe fitoi garën e tretë sezonale.
23-vjeçari i Yamaha u ndoq nga një tjetër francez: Johann Zarco (Ducati), teksa podi u kompletua nga australiani Jack Miller (Ducati).
Renditja e përgjithshme kryesohet nga Quartararo me 172 pikë. Në vend të dytë renditet spanjolli Aleix Espargaro (Asprillia) me 138 pikë, i cili u rendit i katërti në garën e sotme.
Vendin e tretë e mban Zarco me 111 pikë. Më pas italiani Enea Bastianini (Ducati) me 100 pikë dhe afrikano jugori Brad Binder (KTM) me 88 pikë.