Piloti britanik Lewis Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, është një person mjaft i ndjeshëm për çështjet jashtë këtij sporti.
E përditshmja britanike “The Sun” e ka cilësuar pilotin e Mercedes si “Sportistin me Bujar në Mbretërinë e Bashkuar”.
Sipas të dhënave të publikuara nga “Charities Aid Foundation”, Hamilton ka dhuruar deri më tani 23 milionë euro (20 milionë stërlina) vetëm në muajt e fundit. Ai ka krijuar shpesh programe që synojnë të ndihmojnë të rinjtë me ngjyrë, madje duke i afruar në botën e automobilizmit.
Hamilton ka një pasuri që e kalon shumë e 300 milionë stërlinave, çka do të thotë që ai ka dhënë në bamirësi rreth 7% të të ardhurave. Në vendin e dytë të sportistëve me bujar në Mbretërinë e Bashkuar renditet Mohamed Salah.