Pranvera Xhaferi, kampione në Drag, tha se “Bota sot” është një shtyllë e fuqishme në promovimin e sportisteve femrave, një shembull që duhet të ndiqet edhe nga të tjerët.
Kampionja e automobilizmit uron 27 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
“Urime 27 vjetorin e gazetës ‘Bota sot”.
Është gazetë që i jep hapësirë të gjitha sporteve, kritikon në momentet e duhura por edhe të lavdëron kur e meriton!
Gazetë që ka dhënë dhe po jep shumë në përgjithësi për sportin!
Të lumtë për punën e palodhur Kemajl Goca “, uron Xhaferi.