Shkëlzen Lajçi, ish sportisti i shquar i automobilizmit, uron 27 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Lajçi tha se “Bota sot” nuk i harron asnjëherë sportistët e mëdhenj por dhe gjithmonë i përkrah talentet dhe promovon sportin në mënyrën më të mirë.
“Urime 27 vjetori i gazetës kombëtare “Bota sot”, uroj edhe shumë suksese të tjera.
Ju përgëzoj për punën që bëni si gazetë, sjell kujtime të legjendave, te boksit, futbollit e të gjitha sportet”, uron Lajçi.