Ka patur shumë emocione në Ccmimin e Madh të Silverstone, që ka filluar me një aksident të frikshëm të Guanyu Zhou.
Carlos Sainz ka arritur të marrë fitoren e tij të parë në Formula 1 [asi ka parakaluar shokun e skuadrës duke mos respektuar urdhrat e skuderisë, duke dalë përpara Sergio Perez dhe Lewis Hamilton.
Ka qenë vendimtare Safety Car, që në xhiron e 40-të ka penalizuar Charles Leclerc, i vetmi nga pilotët në garë për titullin që nuk ka arritur të vendosë goma soft për xhirot e fundit.
Monegasku e ka mbyllur në vendin e katërt dhe nuk ka përfituar shumë nga gara e keqe e Max Verstappen, i cili ka mbyllur garën në vendin e shtatë.
Radha e renditjes
1 – Carlos Sainz (Ferrari)
2 – Sergio Perez (Red Bull)
3 – Lewis Hamilton (Mercedes)
4 – Charles Leclerc (Ferrari)
5 – Fernando Alonso (Alpine)
6 – Lando Norris (McLaren)
7 – Max Verstappen (Red Bull)
8 – Mick Schumacher (Haas)
9 – Sebastian Vettel (Aston Martin)
10 – Kevin Magnussen (Haas)